Boksierët kosovarë kthehen në Prishtinë

16:21 | 23 Tetor 2021

Tre boksierët kosovarë, së bashku me ekipin dhe trajnerët, janë kthyer në Prishtinë pasi që u ndaluan në kufirin Kosovë-Serbi.

Boksierët nuk u lejuan të shkojnë në Beograd për të garuar në Kampionatin Botëror të Boksit, pasi që iu kërkua që të heqin uniformat me simbole shtetërore-kosovare, gjë që atletët nuk pranuan ta bëjnë.

AIBA i ka kërkuar Serbisë që të mos bëjë veprime të tilla dhe ta trajtojë Federatën e Kosovës njëjtë si Federatat e tjera, por deri më tani Serbia nuk ka ndryshuar mendjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara