Në shtator të vitit të kaluar, Eddie Hall tentoi të ngriste një mijë kilogramë me këmbë dhe i tregoi botës edhe një herë pse njihet si ‘bisha’.
Në videon e tij në YouTube me titullin ”humba ndjenjat gjatë ngritjes një mijë kilogramëshe,” Hall bën saktësisht atë që thotë.
Ai gjithashtu shpjegon se një mijë kilogramë është rekordi i tij aktual me atë makineri, transmeton Periskopi.
Për ta vendosur në perspektivë këtë arritje të jashtëzakonshme, një ari ‘grizzley’ i rritur peshon rreth 500 kilogramë.
Kështu që, vendosni dy prej tyre mbi këmbët e ‘bishës’ dhe do t’i shihni duke u ngritur në qiell si balona.
Nejse, jo bash si balona, por e kuptoni esencën, besoj…
Sidoqoftë, nëse kjo nuk iu impresionon – para se të përdorë makinerinë për ngritjen e peshave me këmbë – Hall fillon ushtrimet e këmbëve duke ngritur 220 kilogramë.
Kujtojmë se maksimumi i makinerisë për ngritjen e peshave me këmbë është 850 kilogramë, por kjo nuk i mjafton ‘bishës’, i cili shton edhe 150 kilogramë.
Pas disa ngritjeve, ai humb ndjenjat për t’u rikuperuar sërish.
Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 11:11.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai