Klubi i futbollin nga Peja, FC Besa, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në garat për sezonin 2022/23 edhe pse është spekuluar nëpër media se është afër falimentit.
Gjatë ditës së djeshme, shumë media kosovarë kanë raportuar se skuadra pejane nuk do të marrë pjesë këtë sezon, pas problemeve të mëdha financiare, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu u raportua se tri herë kampioni i Kosovës rrezikon shuarjen shkaku i këtyre problemeve të mëdha.
Mirëpo, faqja zyrtare e FC Besës ka lëshuar një komunikatë, ku konfirmojnë se do të jenë pjesëmarrës në garat e futbollit për sezonin e ri në Ligën e Dytë.
“FC Besa është regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022/23. FC Besa nuk do të shuhet”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare.
Klubi pejan ka konfirmuar poashtu se janë në probleme serioze me financat dhe se çdo kontribut drejt tyre në çfarë do formë është e mirëseardhur. /arbresh.info/
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi