Bersant Celina po kthehet në Angli, ky është klubi që po e kërkon atë

15:48 | 25 Janar 2023

Bersant Celina mund të huazohet në Stoke City. Futbollisti kosovar e kaloi pjesën e parë të sezonit në Turqi tek Kasimpasa, por gjatë këtij muaji mund të rikthehet në futbollin anglez. Futbollisti i Dijonit mund të huazohet në klubin nga Championshipi anglez

Futbollisti kosovar e kaloi pjesën e parë të sezonit në Turqi në ekipin Kasimpasa.

Mesfushori ofanziv ishte huazuar në klubin turk nga Dijoni.

E tash, klubi francez mund ta huazojë 26 vjeçarin në Stoke City deri në fund të sezonit.

Me këtë rast, eksperienca e Celinës në Turqi mund të marrë fund shpejt.

Kjo pasi ai do ta mirëpriste një përvojë të re në Championshipin anglez.

“Potters” janë të vendosur për ta transferuar një organizator të lojës dhe Celina do të ishte opsioni ideal për ta.

Celina i zhvilloi 18 ndeshje me Kasimpasan në pjesën e parë të sezonit dhe kështu luajti në ligën elitare turke.

Megjithatë, ai është i dashuruar në futbollin anglez dhe dëshiron ta provojë edhe një eksperiencë atje, shkruan “Gazeta Express”.

Celina i realizoi 6 gola nga 35 ndeshje sa i zhvilloi me Ipswich Town në sezonin e kaluar, ku ishte huazuar nga Dijoni.

Ai ka kontratë me Dijonin deri në verën e vitit 2024.

Në të kaluarën, Celina ka qenë pjesë e Manchester Cityt.

Shpërndaje në rrjete sociale