Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva insiston se është i lumtur në Angli.
Silva është shfrytëzuar rrallë nga Manchester City për shkak se yjet si David Silva, Leroy Sane dhe Raheem Sterling e kanë mbajtur atë shpesh jashtë fushës, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, lëndimi i fundit që pësoi Sterling ka bërë që Silva të shijojë më shumë minuta në fushë dhe lojtari tani beson se është plotësisht i vendosur në Manchester City.
“Kur ju ndryshoni klubin, është gjithmonë e komplikuar”, ka thënë fillimisht Silva.

“Kur u transferova nga Portugalia në Monaco, ishte e vështirë gjatë muajve të parë. Tani, kur u transferova nga Monaco në Manchester është vështirë gjithashtu, ju duhet të adaptoheni se si skuadra luan”
“Çdo skuadër luan në një mënyrë ndryshe. Jam duke i ndierë gjithnjë mirë e mirë dhe shpresoj se mund të përmirësohem edhe më shumë”
“Kam mësuar shumë gjëra me të gjithë stafin dhe lojtarët. Ka qenë fantastike për mua”
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...