Karim Benzema është rikthyer në stërvitje sot (e enjte) te Real Madridi duke bartur një fashë në dorën e djathtë për shkak se ka thyer gishtin në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij në La Liga kundër Real Betisit.
Francezi mungoi në disfatën kundër Leganes mbrëmjen e kaluar në Kupë të Mbretit, por është mirëpritur në skuadër para takimit në ligë të shtunën kundër Sevillas, transmeton portali arbresh.info.
Një tjetër lajm pozitiv për ‘Los Blancos’ ishte edhe rikthimi i Thibaut Courtois, i cili mungoi në dy ndeshjet e fundit.
Belgu nuk ka qenë i pranishëm kundër Betisit dhe Leganes si pasojë e gripit.
Jesus, Vallejo, Marco Asensio, Toni Kroos, Gareth Bale, Mariano Diaz dhe Marcos llorente vazhdojnë të rikuperohen./arbresh.info/
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...