Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka folur për El Clasicon, ndeshjen kundër rivalëve të përjetshëm të tyre, Barcelonën.
Kjo ndeshjeve vjen me një fazë të nxetë të La Ligas, ku secila skuadër nga tri të parat tashmë është në garë për titull.
Sulmuesi i Los Blancos ka folur për ndeshjen duke thënë se është ndeshja më e mirë në botë.
“Është ndeshja më e mirë në botë dhe ne do të përballemi me të sikur të ishte një finale”.
“Real Madrid dhe Barcelona janë dy skuadra që kanë një histori të madhe dhe si gjithmonë do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një ekipi që i pëlqen të ketë kontrollin e topit”.
“Ne do të hyjmë në fushë për të fituar. Blaugranët kanë një portier të mirë dhe pastaj është Leo Messi, një lojtar që bën gjithçka. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse është ndeshje shumë e rrezikshme”, ka thënë Benzema. /Telegrafi/
Mesazh i fuqishëm i tifozëve të Real Madridit, pro Vinicius,...
Theu masën e sigurisë dhe kundërshtoi efektivët në Golem, po...
Avdyli: Votën e kam vetëm për Osmanin, kandidatja më e mirë ...
Kryeministrja e Islandës: Do të mbajmë referendum për anëtar...
Kurti mban orë me logo të hekurudhave zvicerane: Më pëlqen s...
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec