Francezi, Karim Benzema sqaroi se fakti që u largua herët nga stërvitjet e kombëtares franceze nuk e rrezikon praninë e tij në Botëror.
“Jam mirë. Kam pasur pak dhimbje, por asgjë serioze. Mund të luaj, por nuk jam ende 100 për qind. Nuk bëhej fjalë për të rrezikuar apo jo. Nuk po ndihesha 100 për qind. Ishte vetëm një shqetësim i lehtë. Unë kam punuar mirë në palestër dhe gjithçka është në rregull”, siguroi sulmuesi duke folur për L’Équipe.
Debutimi i Francës në Kupën e Botës 2022 do të bëhet kundër Australisë më 22 nëntor dhe Benzema pritet të jetë titullar në atë takim.
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...