Karim Benzema ka thënë se do të dëshironte t’i varë atletet te klubi i fëmijërisë, Lyon.
Ish reprezentuesi i Francës ka lindur në Lyon dhe ka nisur stërvitjet me klubin në moshën 10 vjeçare.
Ai ka bërë gati 150 paraqitje dhe e ka ndihmuar Lyonin të shpallet kampion katër herë më radhë mes 2004 dhe 2008.
Në verën e vitit 2009, ai la Lyonin për Real Madridin, por në një apo tjetër mënyrë, 32 vjecari thotë se do të kththet në klubin e fëmijërisë.
“Jam bërë ai që jam falë Lyonit. Një kthim? Për momentin jo, dua të vazhdoj të shkruaj historinë e Real Madrid, që është klubi më i madh në botë”, ka thënë Benzema.
“Se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nuk dihet”.
“Ta mbyll karrierën te Lyon? Pse jo… Shokët më të mirë të skuadrës që kam pasur në Francë? Më ka pëlqyer të luaj me Juninho Pernambucano dhe Wiltord”.
“Do të kthehem në Lyon në një apo tjetër mënyrë, qoftë si futbollist apo jo”. /Gazeta Express/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...