Belgjika shënon fitore të lehtë ndaj Uellsit

22:53 | 22 Shtator 2022

Belgjika ka arritur fitore të ngushtë 2:1 ndaj Uellsit në Ligën e Kombeve.

Vendasit e kryen punën qysh në pjesë të parë, duke realizuar dy herë.

De Bruyne më minutën e 10-të dhe Batshuayi në të 37-tën realizuan për vendasit.

Golin e nderit mysafirët e shënuan në minutën e 50-të përmes Moore.

Me këtë fitore, Belgjika shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Holanda që i prin grupit A4.

Në anën tjetër, Uellsi mbetet i fundit me vetëm një pikë dhe pranë rënies në Ligën B.

Shpërndaje në rrjete sociale