Bayern Munich është duke u interesuar seriozisht për transferimin e mesfushorit francez Lucien Agoume.
Mesfushori i talentuar është nën pronësi të Interit, por i huazuar tek skuadra tjetër italiane Spezia.
Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic është i vendosur për ta transferuar talentin francez në Allianz Arena.
Boshnjaku ka zhvilluar disa bisedime me Interin dhe ekziston mundësia që Agoume të shkëmbehet me bashkëkombësin e tij Corentin Tolisso.
Sigurisht që Neroazzurët janë të gatshëm të shpenzojnë edhe një shumë prej 15 milionë euro dhe talentin francez për ta marrë Tolisson në Giuzzeppe Meazza.
Agoume iu bashkua Interit në verën e vitit 2019 për 4,5 milionë euro nga Socheaux dhe shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur.
Sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, gjatë afatit kalimtar të janarit dy skuadrat mund të kompletojnë këtë shkëmbim.
18-vjeçari pati një fillim të vështirë te Spezia pasi ishte i lënduar, por tani është rikthyer dhe ka luajtur në tri takimet e fundit.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...