Bayern Munich ka mbetur pa mbrojtësin e tyre kryesor, Niklas Sule.
Ylli gjerman u lëndua në sfidën ndaj Augsburgut ku Bayerni nuk arriti më shumë se një barazim 2-2.
Lëndimi për Sulen ishte i rëndë pasi ai do të mbetet jashtë fushave nga gjashtë deri në tetë muaj.
Bayerni menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e gjermanit dhe ai do të vijë nga La Liga.
Fjala është për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Unai Nunez që ka shkëlqyer këtë edicion me klubin bask.
Mediat spanjolle dhe ato gjermane kanë raportuar se Bayerni është gati ta paguajë klauzolën e lojtarit në janar.
22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 35 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për bavarezët.
Për kampionët e Gjermanisë, ky do të jetë transferimi i dytë nga Bilbao, pasi më parë kishin transferuar mesfushorin Javi Martinez./telegrafi/
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës