Bayern Munich ka arritur ta mposht Barcelonën me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Rastin e parë e kishte Pedri që futi një top në zonë, por Manuel Neuer bëri një pritje të bukur.
Pastaj në minutën e 18-të, Gavi pasoi një top te Robert Lewandowski, i cili gjuan, por pak mbi portë.
Në minutën e 21-të sërish Lewandowski në rast të mirë, por kësaj radhe priti Neuer.
Rastin më të mirë për bavarezët e kishte Marcel Sabitzer i cili gjuajti, por mbi portë.
Në minutën e 42-të sërish Lewa kishte rast të shënonte, por u vonua me gjuajtjen.
Barcelona kërkoi penallti në minutën e 43-të me Osumane Dembelen, por gjyqtari heshti.
Pas një pjesë të parë me shumë raste, ku Barcelona ishte më e mirë, në pjesën e dytë ishin vendasit që shkëlqyen.
Më të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të ishte Joshua Kimmich që harkoi nga këndi në zonë për të gjetur Lucas Hernandezin që shënoi nga afër për 1-0.
Vetëm tre minuta më pas Bayern Munich shtroi epërsinë me një gol që erdhi pas një aksioni të bukur.
Jamal Musiala gjeti me një pasim të bukur Leroy Sanen i cili shënoi në portën e Marc-Andre ter Stegen për 2-0.
Barcelona ka mundur të kthehej në lojë në minutën e 54-të, por Pedri nga një pozitë e mirë qëlloi shtyllën.
Deri në fund nuk kishte më raste të mirë adhe Bayerni mori tri pikë që e ngritin si të vetme në krye të grupit me 6 pikë. Barcelona dhe Inter kanë nga 3 pikë, ndërsa Plzen është pa pikë.
Sorensen shkruan për vizitën në Kosovë, kërkon rezultate të ...
Ambasada Britanike nderon viktimat e masakrës së Reçakut
Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e Masakrës së Re...
Barça me vetëm një mungesë në ndeshjen e Kupës së Spanjës, d...
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
KEK-u: Po operojmë me 5 njësi, energjia po prodhohet me kapa...