Bayern Munich nuk ka interesim për Emiliano Martinezin

09:37 | 23 Dhjetor 2022
K.B

Bayern Munich është duke e kërkuar një portier për shkak të lëndimin që mori Manuel Neuer, e i cili mund ta lërë jashtë gjermanin deri në fund të sezonit.

Në mënyrë që të mbulohet sadopak mungesa e Neuer, bavarezët kanë filluar tentativat për ta sjellë në “Allianz Arena” një portier të kalibrit të tillë.

Ndër emrat e përfolur ishte edhe Emiliano Martinez, mirëpo ky raportim është demantuar shpejt nga klubi.

Alexander Nübel dhe Yann Sommer janë dy opsionet e Bayernit për të zëvendësuar Manuel Neuer. Martinez pritet të qëndrojë në Aston Villa.

Kujtojmë se portieri pati një paraqitje fantastike në Kupën e Botës me Argjentinën.

Shpërndaje në rrjete sociale