Ashtu siç pritej, Bayern Munich është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Pasi fituan me rezultat 1 – 4 në ndeshjen e parë, “Bavarezët” e kryen punën edhe si vendas duke triumfuar me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.
Ishte sulmuesi Vedat Muriqi që shkaktoi penallti në pjesën e parë, pasi kapi për fanellë Goretzkan dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë Robert Lewandowski (33′).
Ndërsa, fitoren e vulosi Choupo-Moting në pjesën e dytë pas asistimit të bukur të David Alabas (73′).
E tëra që mundi të bënte Lazio ishte goli i nderit që e realizoi Parolo (82′).
Muriqi nga ana tjetër ishte në fushë për 55 minuta.
Me këtë fitore, Bayern kualifikohet në çerekfinale dhe pas hedhjes së shortit që bëhet të premten do e mësojë kundërshtarin.
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...