Bayern Munich i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit të Atletico Madrid-it, Thomas Partey.
Atletico planifikon ta shesë Partey gjatë verës, sepse kërkohet nga klubet më të mëdha dhe kriza e koronavirusit ka ndikuar keq te klubi, transmeton portali arbresh.info.
Arsenal dhe PSG janë duke e vëzhguar situatën e 26-vjeçarit, klauzola e të cilit është 50 milionë euro.

Mirëpo, në garë kanë hyrë edhe “Bavarezët” të cilët e shohin Partey si pasuesi i Javi Martinez-it.
Thuhet se Partey fal përformancave të mira është bërë prioritet i Bayern-it në mesfushë.
Partey gjatë këtij sezoni ka bërë 35 paraqitje duke shënuar tri herë dhe ndihmuar me një asistim./arbresh.info.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin