Bashkimi shënoi fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 61:67 (14:16, 13:17, 19:13, 15:21), në javën e 23-të të ProCredit Superligës.
Ndeshja në Gjakovë ka qenë mjaft interesante, ku nga fillimi është luftuar për cdo top. Pjesa e parë ishte pothuajse, ku çereku i parë përfundoi 14:16, derisa i dyti 13:17, për të shkuar në pushim me shifrat 27:33.
Por, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë arritën përmbysjen në 44:40, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 46:46. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, mysafirët ishin më të mirë për të fituar 61:67.
Trey Anderson ishte më i miri te vendasit me 28 pikë e 11 kërcime, kurse te mysafirët Wendell Green kishte 18 pikë, Lejson Zeqiri 17 dhe Erik Copes 14.
Vëllaznimi ka 11 fitore e 12 humbje, derisa Bashkimi 16 fitore e shtatë humbje.
Kurti në 50-vjetorin e AShAK: Në këtë institucion kaluan ide...
Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt