Bashkimi ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e tyre të parë këtë edicion 2024/25 në elitën e basketbollit kosovar, ku mposhtën Vëllaznimin me rezultat 72-51.
Prizrenasit e fituan çerekun e parë ngushtë me rezultat 18-15, mirëpo në etapën e dytë ishin më të mirë në sulm dhe lejuan të pësojnë vetëm tre pikë nga mysafirët, shkruan Arbresh.info.
Kështu pjesa e parë përfundoi 33-18.
Në pjesën e dytë, prizrenasit mbajtën epërsinë deri në fund dhe arritën triumfin e parë.
Kurse, Vëllaznimi u mposht për herë të parë këtë sezon, pas atij triumfi të madh në xhiron e parë ndaj Pejës.
Ndehjen e ardhshme Bashkimi luan derbin lokal me Proton Cable Prizrenin, kurse Vëllaznimi e pret në shtëpi kampionen në fuqi, Trepçën./Arbresh.info
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik