Bashkëlojtari te Zvicra i tronditur me trajtimin e Granit Xhakës nga tifozët

17:09 | 31 Tetor 2019

Fabian Schar insiston se bashkëlojtari i tij te Zvicra, Granit Xhaka, është duke bërë gjithçka për Arsenalin pavarësisht fishkëllimave ndaj tij vikendin e kaluar.

Xhaka kishte vendosur dorën në vesh dhe më pas iu kishte dhënë tifozëve “q***” derisa po largohej nga fusha në barazimin 2 me 2 ndaj Crystal Palaces pasditen e së dielës, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi i Newcastles, Schar ishte i tronditur nga incidenti dhe i frikësohet pasojave ndaj Xhakës.

“Kam luajtur me të për disa vite dhe e njoh se si është si një person”, ka thënë Schar për The Sun.

“Ai është duke bërë gjithçka për Arsenalin dhe prandaj është kapiten. Ai është një djalosh shumë i mirë dhe njerëzit nuk e shohin këtë”

“Do ta shoh pas disa javëve me skuadrën kombëtare dhe do t’i jap një përqafim”

“Është shumë vështirë për një lojtar kur tifozët tuaj janë kundër jush”

Xhaka mungoi në ndeshjen dramatike në Carabao Cup kundër Liverpoolit, i cili fitoi në penalti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara