Barcelona është duke synuar të transferojë Bernardo Silvan nga Manchester City në këtë afat kalimtar veror.
Skuadra katalunase dështoi në këtë sezon të fitojë trofe, andaj në verë do të synojë të bëjë një rifreskim në skuadër.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona ka vënë kontakte me agjentin e Silvas për të realizuar transferimin.
Operacioni mund të jetë shumë i lehtë, por skuadra katalunase duhet të sakrifikojë lojtar për të realizuar marrëveshjen.
Pep Guardiola është i dashuruar në Frenkie de Jongun dhe dëshiron ta marrë në Etihad Stadium.
Andaj, dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve, derisa për Silvan ka interesim edhe nga Real Madridi e PSG. /Telegrafi/
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...