Barcelona me mesazh për Suarezin para ndeshjes me Atleticon: Sot kundërshtar, por gjithmonë miq

20:41 | 7 Maj 2021

Luis Suarez nuk është një kundërshtar i zakonshëm për Barcelonën, pasi sulmuesi uruguaian luajti gjashtë sezone te skuadra katalanase dhe la gjurmët e tij si një nga nr 9 më të mirë, në mos më i miri, në historinë e klubit.

Për gjashtë vite, Suarez luajti gjithsej 283 ndeshje dhe shënoi plot 195 gola për “blaugranat”, duke u bërë sulmuesi i tretë më i mirë në histori të Barçës.

Këtë të shtunë do të jetë hera e parë që Suarez kthehet në “Camp Nou” i veshur me një fanellë tjetër.

Pavarësisht se është një ndeshje e rëndësishme kundër rivalit më të madh për titullin e La Ligas, në llogarinë zyrtare të klubit në “Twitter”, u postua një mesazh mikpritjeje dhe vlerësimi për sulmuesin tashmë 34-vjeçar.

“Ne ishim shokë skuadre. Sot, rivalë. Por gjithmonë miq”, shkruhet në tekst.

Barcelona dhe Atletcio Madridi ndajnë pozitat një dhe tre me 76 dhe 74 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara