Barcelona ka marrë fitore të madhe në kuadër të La Liga.
Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të madhe 1:2, me përmbysje, në një ndeshje ku luajti gati 1 orë me 10 lojtarë.
‘Blaugranet’ ishin në disavantazh qysh pas minutës së 6’, kur Dani Garcia gjeti golin për Osasuna, pas një korneri.
Situata për Barcelonën u vështirësua në minutën e 31’, kur Robert Lewandowski mori kartonin e kuq (i dyti i verdhë).
Barca shkoi në pauzë me një gol disavantazh. Pas fundit të pjesës së parë, me karton të kuq u ndëshkua edhe Gerard Pique, por ai ishte në bankën rezervë.
Pjesa e dytë foli në favorin e Barcelonës. Një gol i shpejtë i Pedri barazoi rezultatin në minutën e 48’.
Kurse, zëvendësimet brilante të Xavi Hernandez i siguruan Barcelonës tri pikët. Një asistim brilant i Frenkie de Jong u finalizua për mrekulli nga Raphinha, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta e 85’. Goli i Raphinha ishte një kopje e keqe e golit të famshëm të Robin van Persie, kur holandezi shënonte ndaj Spanjës.
Barcelona shkon në 37 pikë në pozitën e parë, me pesë pikë më shumë sesa Real Madrid, por ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak.
Osasuna mbetet me 23 pikë në pozitën e gjashtë.
Barca ndeshjen e radhës e luan tek në mbrëmjen e Vitit të Ri.
Albin Kurti arrin mbi 100 mijë vota pas numërimit të 26,55% ...
eKesco – metoda ideale për pagesat e energjisë gjatë festave
Lokalizohet zjarri në Prizren që i mori jetën një fëmije rre...
Shkëlqimi i Diazit në Kupën e Kombeve të Afrikës, merr vëmen...
E rëndë në Prizren, vdes fëmija rreth 1 vjeç si pasoj e zjar...
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...