Barcelona ka konfirmuar skuadrën për ndeshjen e sotme me Linares Deportivo në Copa del Rey dhe Dani Alves është pjesë e listës pasi tashmë kanë marrë konfirmimin nga La Liga për regjistrimin e lojtarit.
Barça përballet me Linares këtë mbrëmje në raundin e tretë të Kupës së Mbretit, dhe ata mbeten me shumë mungesa shkaku i coronavirusit dhe lëndimeve.
Megjithatë, ka disa lajme të mira në lidhje me regjistrimin e lojtarëve.

Dani Alves është përfshirë në skuadër dhe veterani brazilian do të bëjë debutimin e tij të parë zyrtar pas kthimit të tij në Camp Nou.
“FC Barcelona ka marrë konfirmimin për regjistrimin e Dani Alves. Lojtari është në dispozicion për ndeshjen Linares-Barça”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Jordi Alba dhe Ousmane Dembele janë kthyer të dy pas shërimit nga coronavirusi dhe të dy janë përfshirë në listën e skuadrës për përballjen me Linares, shkruan Telegrafi.
Më poshtë mund të shihni listën e plotë të skuadrës së Barçës për përballjen e Copa del Rey.
Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro
Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëv...