Joao Felix është transferuar në formë huazimi këtë verë nga Atletico Madrid në Barcelonë.
Pas ardhjes në Barcelonë, portugezi ka rilindur dhe është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme, shkruan Arbresh.info.
Atletico i ka vendosur një çmim prej 80 milion euro portugezit.
Siç raporton Diario Sport, Barcelona po shqyrton dy mundësi për të bërë Joao Felixin përgjithmonë lojtar të tyre, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë shumën e 80 milion eurove.
Mundësia e parë është transferimi i tij verën e 2024 dhe pagesa të bëhet përmes tri kësteve nga 25 milion euro.
Kurse mundësia tjetër është të huazojnë edhe për një vit Felixin dhe të paguajnë disa para shtesë për atë huazim.
Andaj sipas kësaj mundësie blaugranat besojnë se do të transferojnë edhe zyrtarisht në vitin 2025.
Kujtojmë se portugezi është duke bërë perforanca të shkëlqyera këtë fillim sezoni dhe katalanasit janë të “dashuruar” në klasin e tij./Arbresh.info/
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...
Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...