Skuadra e Barcelonës është duke pasur probleme me lojtarët që një kohë të gjatë.
Trajneri i katalunasëve, Xavi Hernandez, ka vendosur që gjatë dritares së transferimeve verore, t’i largojë disa lojtarë në mënyrën që ta “pastrojë” skuadrën.
Mediat spanjolle dhe ato franceze, ditëve të fundit kanë raportuar për një transferim të mundshëm të Neymar Jr drejt Barcelonës.
Ndërsa “Sport” ka raportuar se katalunasit, kanë shprehur interesim edhe për ish-lojtarin e tyre, Luis Suarez, përcjell arbresh.info.
Siç duket, Barcelona i ka rënë pishman që ka lejuar të largohen më herët lojtarët e tyre.
Uruguaiani në fund të muajit qershor do të jetë lojtarë i lirë, pasiqë do t’i skadojë kontrata me Atletico Madridin, ndërsa procesi i rinovimit të kontratës, nuk është që ka pasur ndonjë efekt.
Ndërsa Paris Saint-Germain, ka vendosur ta vendos yllin brazilian, Neymar Jr, në shitje, duke e vlerësuar kartonin e tij me shumën prej 50 milionë euro. /arbresh.info/
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00