Ivan Rakitic ka pranuar se lojtarët e Barcelonës janë “shumë të prekur” nga largimi i pashmangshëm i Andres Iniestas nga klubi.
Iniesta do të përfundoj lidhjen e tij 22 vjeçare me Barcelonën këtë verë dhe Rakitic ka shprehur keqardhje për humbjen e partnerit të tij në mesfushë, transmeton portali arbresh.info.
“Lajmi për largimin e Iniestas na ka prekur shumë”, ka thënë kroati pas fitores 1 me 0 të së dielës kundër Real Sociedadit.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë ndjenjë tani. Për mua, ka qenë një kënaqësi e madhe për të luajtur me të. Ne kemi qenë të lidhur shumë mirë si në fushë ashtu edhe jashtë saj”

“Kam kaluar shumë mirë me gruan dhe fëmijët e tij. Ne kemi qenë të lidhur në mënyrën më të mirë të mundshme”
34-vjeçari luajti të dielën ndeshjen e tij të fundit pas gjithsej 674 paraqitje te Barcelona./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës