Barcelona e Koeman bind, fiton ndaj Celtas me 10 lojtarë

07:02 | 2 Tetor 2020

Barcelona ka fituar me rezultatin 0-3 ndaj Celta Vigos në transfertë. Një ndeshje e sikletshme për ekipin katalanas që ia doli të merrte 3 pikë me vlerë në një fushë të vështirë.

Takimi nisi mirë për miqtë që gjetën golin me Ansu Fatin në minutën e 11′. Coutinho pasoi mirë për të riun që me një gjuajtje të mirë zhbllokoi sfidën për 0-1. Barca komplikoi pozitat në fundin e pjesës së parë, pasi Lenglet la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 42′.

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës, ish-kampionët shënuan të dytin pas një magjie të Leo Messit. Kapiteni dribloi mbrojtësit kundërshtar në zonë dhe gjuajtja e tij u devijua nga Olaza dhe përfundoi në rrjetë për 0-2 në minutën e 51′. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me rezultatin 0-2 ishte Sergi Roberto që vulosi rezultatin në 0-3 në minutën e 90’+5′.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara