Barcelona e kërkon lojtarin që shkëlqeu kundër Realit

08:25 | 4 Nëntor 2017

Harry Winks ka rënë në radarin e Barcelonës.

Harry Winks, që shkëlqeu në Ligën e Kampionëve në fitoren 3:1 të Tottenhamit ndaj Real Madridit, është duke u monitoruar nga Barcelona, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.

Drejtori i Barcelonës, Robert Fernandez, ishte në Wembley për të monitoruar Christian Eriksenin, por u largua nga Anglia edhe më opinion të fortë për 21 vjeçarin anglez, që i la mbresa paraqitja kundër Los Blancos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara