Barcelona ka fituar 4-0 ndaj AthleticBilbaos në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Pas vetëm 12 minutash lojë, katalunasit kaluan në epërsi me golin e Ousmane Dembeles, me Robert Lewandowskin që ishte asistuesi.
Më pas, francezi kaloi në rolin e asistuesit, ndërsa Sergi Roberto (18’) shënoi për 2-0.
Për 3-0 u përkujdes sulmuesi polak në minutën e 22-të, ndërsa Dembele ishte sërish asistuesi.
Në 45 minutat e dytë, Barcelona ia doli të shënonte edhe një herë, për të vulosur fitoren 4-0 në “Camp Nou”.
Ishte Ferran Torres, ai që u fut në listën e realizatorëve, duke shënuar për 4-0 në minutën e 73-të, ndërsa francezi kompletoi het-trik asistimesh.
Pas javës së 11-të, Barcelona gjendet në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të do kenë punë me Valencian.
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...