Bajraktaraj e fiton medaljen e artë në turneun e bodybuildingut në Rumani

17:02 | 9 Maj 2021

Kushtrim Bajraktaraj e ka fituar medaljen e artë në një turne të bodybuildingut në Rumani.Kosovari e ka arritur një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij.

Bajraktaraj e rrëmbeu medaljen e artë në Tiger Classic – Diamond Cup në Rumani. Në garën e organizuar nga IFBB, Bajraktaraj doli fitues në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Përkundër vështirësive në përgatitje nga COVID-19, Bajraktaraj përsëri arriti të lë gjurmë në arenën ndërkombëtare duke ia sjell Kosovës edhe një medalje të artë në sportin e bodybuildingut.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara