Barcelona bën përpjekje për transferimin e Oscar

12:54 | 11 Janar 2022

Barcelona bëri një përpjekje për të nënshkruar me yllin e skuadrës kineze, Shangai SIPG, Oscar në fillim të këtij viti.

Braziliani është pjesë e skuadrës kineze që nga viti 2017.

Ai më parë është aktivizuar edhe për Chelsean në Premier League.

“TNT Sports Brasil” raporton se Barça ka kontaktuar me Shangain për një lëvizje në fillim të këtij viti.

Megjithatë, gjendja financiare e klubit i dha fund ndjekjes së tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara