Barcelona është takuar me përfaqësuesit e mbrojtësit Serge Aurier të Paris Saint Germainit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës.
Mediat në Spanjë raportojnë se palët janë afër një marrëveshje me vlerë rreth 20 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Aktualisht, Sergi Roberto është përzgjedhja e parë e gjigantit katalunas për formacionin starutes në krahun e djathtë në mbrojtje për shkak se Aleix Vidal është i lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për një kohë të gjatë.
Futbollisti nga Bregu i Fildishit është kërkuar gjithashtu në të kaluarën nga Arsenali dhe Manchester United.
Aurier ka bërë 32 paraqitje për klubin francez këtë sezon duke shënuar vetëm një herë./arbresh.info

Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...