Barcelona është duke vëzhguar situatën e sulmuesit Richarlison në Everton.
ESPN Brasil raporton se menaxhmenti i Barcelonës ka shtuar sulmuesin në listën e shënjestrave të tyre për transferim këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Richarlison është përfolur për transferim edhe te AC Milani ndërkohë që çmimi prej 80 milionë funta i përcaktuar nga Evertoni është vlerësuar si i tepërt.
Barcelona e sheh sulmuesin si një zëvendësues të uruguaianit Luis Suarez dhe ka dërguar skautët disa herë për të vëzhguar atë qysh pas Vitit të Ri.
Richarlison ka arritur të jetë madje pjesë e skuadrës së Tites në Brazil këtë sezon./arbresh.info/
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...