Barcelona i shpenzoi 50 milionë euro për ta blerë Robert Lewandowskin nga Bayern Munichu.
Sulmuesi polak më në fund përfundoi në “Camp Nou” pasi gjiganti bavarez lëshoi pe për largimin e tij edhe pse kishte kontratë edhe një vit në Bavari.
E tash, Barça po shpreson që të fitojë para nga shitja e fanellave të futbollistit më të mirë në botë të dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA.
Sipas mediumit spanjoll “Sport”, “Blaugrana” shpresojnë t’i fitojnë së paku 20 milionë euro nga shitja e fanellave.
Dje u dha lajmi se për momentin është ndalur shitja e fanellave të Leëas pasi dyqani zyrtar i klubit ka njoftuar se tek qendra e printimit janë harxhuar shkronjat “W”.
E siç dihet, në mbiemrin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit figurojnë dy shkronja “W”. /GE/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...