Lionel Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që vjen.
Kohëve të fundit tifozët e gjigantit katalunas e ëndërruan një rikthim të mundshëm të yllit argjentinas në “Camp Nou”.
Por, të gjitha shpresat atyre ua ka shuar presidenti i “Blaugrana”, Joan Laporta.
Sipas tij, katalunasit nuk kanë mundësi të shpenzojnë aq shumë para për ta rikthyer shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili vitin e kaluar iu bashkua Paris Saint-Germainit.
“Unë nuk kam marrë ndonjë mesazh as nga Messi e as nga menaxherët e tij për një mundësi të rikthimit të tij në Barcelonë. Realiteti është se ne nuk po e konsiderojmë këtë mundësi. Sot për sot, ne nuk po e ngremë këtë çështje”, deklaroi numri 1 i Barçës për “RAC1”.
Messi ka hasur në vështirësi për t’u ambientuar në Paris, ku thuhet se nuk është i lumtur.
Ai ka kontribuar pak tek PSG-ja dhe tifozëve ka nisur t’ju humbet durimi.
Madje, ata e kanë vërshëllyer dhe kontestuar së fundmi yllin argjentinas, i cili po shfaq paraqitje të zbehta.
Së fundmi spekulohej se Messi mund të largohet nga “Parku i Princave” vetëm një vit pasi u transferua aty. /GE/
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...