Organi qeverisës financiar i Argjentinës po mendon të përjetësojë fituesin e Kupës së Botës, Lionel Messin, duke e vendosur fytyrën e tij në një kartëmonedhë prej 1000 pesos.
Sulmuesi 35-vjeçar më në fund fitoi trofeun e madh të futbollit të dielën pasi Albiceleste u kurorëzua kampione e botës, pasi mundi Francën e Didier Deschamps me penallti.
Përveçse bëri histori duke u bërë lojtari i parë që fitoi dy herë çmimin si ‘Lojtari më i mirë në Kupën e Botës’, fituesi shtatë herë i Topit të Artë ishte në maksimumin e tij gjatë gjithë eventit të këtij dimri.
Në fakt, i tillë ishte ndikimi i tij në kampin e Argjentinës, ku tani Banka Qendrore e vendit po mendon të nderojë Messin me një gjest të jashtëzakonshëm, sipas gazetës El Financiero.
Sipas mediumit meksikan, organi qeverisës financiar i Argjentinës po shqyrton mënyrat për të festuar fitoren e tyre në Kupën e Botës dhe fytyra e Messit në kartëmonedhën prej 1000 pesos (më gjashtë euro) thuhet se është opsion i preferuar.
El Financiero vazhdon të pretendojë se ideja fillimisht u propozua ‘me shaka’ nga anëtarët e Bankës Qendrore të Argjentinës.
Por drejtorët, ranë dakord që dizajni i kartëmonedhës do të “zgjonte shpirtin koleksionist të argjentinasve”. /telegraf


Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...