Ballkani s’lejon befasi, kalon lehtë në raundin tjetër të Kupës së Kosovës

15:13 | 24 Nëntor 2022

Ballkani nuk ka lejuar befasi, duke u kualifikuar në 1/8 finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Portokallezinjtë e Suharekës, të enjten, kanë fituar në Istog, në duel me Phoenixin, me rezultat 3:1.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja i shënuan Dejan Zarubica (23’), Edvin Kuç (64’) dhe Nazmi Gripshi (87’), derisa golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Ediae Precious.

Kësisoj, tashmë janë kompletuar të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të fazës së 1/8 së finales, e ku krahas Ballkanit janë kualifikuar edhe: Liria, Llapi, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepca’89, Gjilani dhe Prishtina./kk

Shpërndaje në rrjete sociale