Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshëm për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:30.
Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje me formë të lartë me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për t’iu ofruar edhe më shumë titullit kampion këtë sezon.
Formë të lartë po përjeton edhe ekipi i Abdulah Ibrakovic me katër fitore dhe një humbje nga pesë ndeshjet e fundit, kështu që synon rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që i dërgon në garat evropiane
Vendasit kanë shumë mungesa për këtë ndeshje si Rustem Hoxha, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova dhe Kushtrim Gashi, ndërsa edhe Prishtina ka disa mungesa, por Ibrakovic ka vendosur edhe për disa ndryshime.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.
Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Sinani, As.Thaqi, Potoku; Emerllahu, Kuc; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu;
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Tomasevic, Mici, Shabani; Karabeci, Zyba; Mankenda, E.Krasniqi, Kryeziu; Sulley.
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...