Ballkani mposht Malishevën, Ilir Daja: Gjysmën e analizës e kemi bërë në autobus

15:31 | 28 Shtator 2022

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitoren e radhës ndaj Malishevës.

Ballkani ka triumfuar ndaj Malishevës me rezultatin 2:3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Ilir Daja u shpreh shumë i lumtur me angazhimin e futbollistëve – teksa shtoi se një pjesë të analizës e kanë bërë në autobus, shkaku i një arsye të çuditshme.

“Kur e nis lojën në disavantazh nuk është lojë e mirë, por të gjithë vrapuan dhe kam djemë me karakter dhe me personalitet. Kjo pjesë e permbysjes ishte pjesë e karakterit. Kemi pas lojën në kontroll, përkunder shumë mungesave që kemi pas sot. Një pjesë e analizës është bërë në autobus, sepse konfirmimi që disa lojtarë do mungojnë na erdhi në orën 11:30”, tha Ilir Daja për Sport1.

“Edhe me mungesa shumë të rëndësishme mendoj që lojtarët që u futën në fushë, rikuperuan këto mungesa të rëndësishme dhe treguan që Ballkani nuk ka vetëm 11’shen e parë, por ka lojtarë shumë të mirë në të gjithë grupin”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale