Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës.
Ballkani ka mposhtur Vushtrrinë në Suharekë me rezultat 3 – 1, kurse Gjilani është mposhtur në shtëpi nga Llapi 1 – 2, shkruan portali arbresh.info.
“Xhebrailat” me plotë meritë fituan tri pikë në Suharekë ndaj Vushtrrisë, ngase dominuan ndeshjen.
Fal një gabimi nga portieri kundërshtar dhe harkimit të Krasniqit, Mirlind Daku zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të, ndërsa pas shtatë minutave Blend Baftiu dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në 45-minutëshin e dytë ishte Arbër Prekazi në minutën e 52-të që trefishoi rezultatin, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizojë Fazliu në minutën e 77-të.
Nga ana tjetër, Gjilani ka gabuar duke fituar vetëm një pikë në shtëpi kundër Llapit.

Në minutën e 15-të ishte Valmir Veliu që shënojë pas një gabim trashanik të portierit vendas, ndërsa pas shtatë minutave Gjilani barazoi rezultatin me anë të Porgnit, ndërsa ishte përsëri Veliu që në minutën e 42-të kaloi disa mbrojtës kalojë Llapin përsëri në epërsi.
Kurse, pikën skuadrës nga Gjilani ia sigurojë Porgni në minutën e 90-të./arbresh.info.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...