Rumunët i ka kapur frika në prag të ndeshjes Ballkani – Cluj në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
Ballkani do të debutojë të enjten ndaj Clujt në fazën grupore të kësaj gare të madhe evropiane.
Mediumi rumun “ProSport.ro” e ka bërë një shkrim interesant për Ballkanin e Ilir Dajës duke e quajtur edhe si “Juventusi nga Kosova”.
“Dan Petrescu, i frikësuar nga ‘Juventusi i Kosovës’ para debutimit në Ligën e Konferencës. Kundërshtari i CFR Cluj në top formë pas fitores në derbi. Pa asnjë humbje”, shkruhet në titullin e artikullit nga mediumi rumun.
Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu ka probleme serioze para duelit me Ballkanin, kundërshtarin e parë të CFR Cluj. Tekniku i kampionit rumun ka arsye të frikësohet nga udhëtimi në Kosovë duke qenë se CFR Cluj do të ndeshet me një skuadër që është në formë të shkëlqyer.
Më tutje, ky medium shkruan se Cluj e ka shtyrë derbin me FCSB për shkak të përgatitjeve sa më të mira për ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës. Mbrojtja e shkëlqyer e Ballkanit do ta bëjë ziliqar Petrescun, aq më tepër pasi skuadra e tij nuk është aq e sigurtë në mbrojtje.
Më pas, “ProSport.ro” e përmend edhe fitoren e djeshme 0:1 të Ballkanit në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës, si dhe statistikën pa humbje në 90 minuta që 11 ndeshje./FrontOnline/
Ministri iranian i Mbrojtjes: Nëse Trump na sulmon, do të bo...
Sorensen arrin në Kryeministri, takim me Kurtin
Vdes Mark Brnoviq, Trump e kishte nominuar për ambasador në ...
Debutimi i Arbeloas në krye të Realit, ky pritet të jetë for...
Rama ndan pamje nga pritja në Pallatin Presidencial të Abu D...
17 ditë protesta, numri i të vdekurve në Iran shkon në 2,571