Ballkani bën përmbysjen e madhe, Arbër Potoku shënon për t’i dhënë epërsinë kampionit kosovar

19:27 | 6 Tetor 2022
KRG

Ballkani ka arritur të gjej edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Sivassporit.

Kampioni në fuqi i Kosovës e pa vetën në disavantazh vetëm pas 32 sekondave, por nuk u dorëzua në asnjë moment.

Ishte fillimisht kapiteni Armend Thaqi që realizoi një gol fantastik për t’i barazuar shifrat në 1-1

Por në minutën e 31-të suharekasit gjetën edhe golin e epërsisë.

Ermal Krasniqi asistoi bukur për Arbër Potokun i cili u gjend bukur në zonë dhe shënoi për 1-2.

Shpërndaje në rrjete sociale