Dukagjini dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina e filloi më mirë takimin, duke rrezikuar pas vetëm 18 minutash lojë me anë të Mërlakut, por goditja e tij e fuqishme nuk shënjestroi kuadratin e portës.
Më pas, Ballkani rrezikoi me anë të Armend Thaqit, Korenicës e Gripshit, mirëpo as këta nuk ia dolën të gjuanin saktë.
Në 45 minutat e dytë, ishte një lojë me ritëm edhe më të lartë, me dy skuadrat që tentuan të shënonin.
Për Dukagjini ishte sërish Mërlaku, ai që rrezikoi portën mysafire, por që goditja e tij me kokë doli jashtë porte.
Rasti më i mirë në këtë ballafaqim ishte në minutën e 71-të, kur Mevlan Zeka i Ballkanit gjuajti, por Haxhihamza nuk lejoi të mposhtej.
Skuadra nga Klina nga minuta e 82-të mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Ahmet Januzi u përjashtua nga loja me karton të kuq, shkaku i një ndërhyrje të ashpër.
Pas javës së dhjetë, Ballkani ka marrë kreun e tabelës me 18 pikë, falë humbjes së Drenicës nga Gjilani, gjersa Dukagjini është në të dhjetin, dhe 10 sosh.
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...