Policia e Kukësit konfirmoi ndalimin e ‘Ballist’ Morinës, i cili mësohet se ishte i shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.
Njoftimi nga Policia e Kukësit
Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës./arbresh.info/
Zhduket një 55-vjeçare në Rahovec, policia kërkon ndihmën e ...
Balla: Do mbetesh i paharruar Shemi ynë për “Xhamadanin vija...
50 vjet burgim personit që vrau me thikë nxënësin në një shk...
Kryeministri i Gorenlandës: Presioni i SHBA për të marrë ish...
Spanjë: Dy gjermanë humbin jetën pas një sulmi brutal, një t...
Abdixhiku: LDK për 36 vjet ka qenë shtylla e lirisë dhe demo...