Bad News Eagles sigurojnë fazën e Play-Off në turneun Elisa Invitational Fall 2022 pas fitores ndaj ekipit Sprout

14:27 | 27 Shtator 2022

Tjetër fitore nga ekipi shqiptar Bad News Eagles, tani mposhtin ekipin Sprout për të siguruar fitoren e tretë në turneun Elisa Invitational Fall.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar, ku e nisën mirë në ‘Mirage’ duke fituar me rezultat 16-8.

Në mapin e dytë ekipi Sprout e barazoi rezultatin e ndeshjes duke fituar 16-9 në ‘Vertigo’.

Ndërsa në mapin e tretë ekipi shqiptar Bad News Eagles dominoi gjatë gjithë kohës duke e përfunduar me rezultat 16-6, dhe ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Sener ‘SENER1’ Mahmuti, me 62 eliminime gjithsej.

Ndeshjen e radhës ekipi Bad News Eagles do ta zhvilloj në Play-Off të turneut Elisa Fall Invitational, dhe kundërshtari i tyre do të mësohet së shpejti. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale