Bad News Eagles pranë suksesit tjetër historik

09:32 | 7 Tetor 2022
Emir Abduramani

Gamerat nga Kosova, Bad News Eagles, sot do të luajnë ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar në garën më të madhe në botë, Mayorin që do të mbahet në Rio.

“Shqiponjat” sot do të luajnë sot ndaj ekipit nga Rusia, Team Spirit, pas fitores së djeshme ndaj një ndër ekipet më të mira në botë, Astralis.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:30.

Team Spirit renditet në vendin e 15-të në ranglistën botërore, ndërsa djemtë tanë janë të 32-it.

Megjithatë, Shqiponjat kanë ditur shpesh të mposhtin edhe ekipe më të forta se Spirit, sic është Astralis dje, e cila renditet e 8-ta në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale