E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet e Barcelona-s dhe të trajnerit Xavi Hernandez.
Në këtë sezon me Brighton sulmuesi numëron 28 paraqitje, duke shënuar vetëm katër gola dhe duke dhënë një asistim.
Sipas raportimeve të medieve angleze, vetë lojtari dëshiron të kthehet në Spanjë dhe të veshë fanellën e Sevillas dhe po kërkon një transferim të përhershëm për të shkëputur përfundimisht marrëdhënien me Barcelonën, me të cilën ka kontratë deri në 2027-ën.
Për të përforcuar lajmet në fjalë, babai i sulmuesit Bori Fati deklaroi: “Do të ishte i çmendur të kthehej te Barcelona. Sevilla është një klub shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë që transferimi të realizohet këtë verë”.
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike