Harrojini të gjithë autogolat që keni parë. Autogoli i sotëm i mesfushorit të Interit në fitoren me Chelsean është etiketuar në rrjetet sociale si më i bukuri i të gjitha kohërave.
Topi i goditur nga më shumë se 35 metra shtangu portierin zikaltër duke shkuar në cepin e majtë të portës.
Shumë prej autogolave përmbajnë veprime komike në mbrojtjes, ndërsa i Geoffrey Kondogbias do të ishte një supergol, nëse në portë do të ishte portieri i Chelseat dhe jo i Interit.
Fatmirësisht goli i tij në momentin kur u vu nën presion nga një lojtar i Chelseat, ka vetëm rëndësi statistikore, pasi Interi triumfoi në takimin miqësor me kampionët e Anglisë 2 – 1 dhe fitoi turneun International Champions Cup.
Menjëherë pas autogolit, rrjetet sociale shpërthyen në komente duke e quajtur autogolin e Kondogbias si më të bukurin që është shënuar ndonjëherë në fushat e blerta.
https://www.youtube.com/watch?v=nNEWTvDTC1M
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime