Borussia Dormtund ia ka ofruar mundësin Chelseat për të nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang në afatin kalimtar të janarit, sipas disa raportimeve.
Sulmuesi gabonez ka prishur raportet me trajnerin e Dortmundit, Peter Bosz, dhe javën e fundit ai është suspenduar nga skuadra.
Aubameyang është lidhur vazhdimisht me klubet angleze si Liverpool, Chelsea dhe Arsenali, transmeton arbresh.info.

Reprezentuesi gabonez po ashtu ka prishur raportet me bashkëlojtarët e tij edhe pse ai ka shënuar 17 gola në 19 paraqitje në këtë sezon.
Auba në sezonet e fundit është një nga golashënuesit më të mirë në evropë dhe ka një vlerë tejet të lartë në tregun e futbollistëve.
Sipas The Mirror, Dormtund ka kontaktuar me Chelsean duke ia ofruar mundësin të nënshkruajnë me Aubameyang për vlerën 50 milionë.
Chelsea largoi sulmuesin e rrezikshëm Diego Costa në Atletico Madrid dhe si zëvendësues të tij kanë transferuar Alvaro Morata. /arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...