Shënjestra e Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang është emëruar në skuadrën e Borussia Dortmundit për ndeshjen ndaj Freiburgut të shtunën.
Zyrtarët nga skuadra në Premierë Ligë kanë qenë në Gjermani këtë javë për të diskutuar një marrëveshje me sulmuesin, megjithëse atyre i është refuzuar një ofertë prej 50 milionë funta të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.

Aubameyang nuk ka luajtur për Dortmundin që nga 16 dhjetori për shkak të mungesës së disiplinës.
28-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e barazuara, kundër Wolfsburgut dhe Hertha Berlinit, pasi trajneri Peter Stoger ka thënë se “ai nuk është i fokusuar për momentin”.
Raporte të ndryshme pretendojnë gjithashtu që Olivier Giroud nuk dëshiron të transferohet në Dortmund si pjesë e marrëveshjes me Aubameyangin./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314509069070401/
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C